Kina Lindore është goditur nga tajfuni, vetëm disa ditë pas përmbytjeve që shkatërruan disa zona të vendit. Tajfuni In-Fa i njohur në Kinë si Yanhua ka goditur fillimisht qytetin Zhoushan. Ndërkohë linjat e transportit janë pezulluar ndërsa qytetarëve i është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi.Gjithashtu dhjetëra anije janë evakuuar në një port në jug të Shangait, ndërsa disa zona janë përmbytur.
Ende nuk ka raportime për dëme të mëdha, por ekuipazhi i emergjencave është 24 orë në shërbim për t’i ardhur në ndihmë personave të bllokuar.
Tajfuni In-Fa mund të sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe për këtë arsye autoritetet janë shprehur të frikësuar sepse në ditët e ardhshme situata mund të përkeqësohet, në një kohë kur vendi ende nuk është rimëkëmbur nga përmbytjet e mëparshme.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë, ka bërë thirrje që zonat bregdetare të tregojnë kujdes, pasi mund të ketë një kombinim të reshjeve erës dhe baticave.
Diskutime rreth kësaj post