Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, e cila rrëmbeu medaljen e artë, tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.
“Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”, ka thënë Krasniqi.
Ajo tha se shtyrja e lojrave olimpike për një vit ia kanë mundësuar që të humb peshë dhe të përgatitet më mirë për lojërat.
“Në fillim nuk isha shumë e gëzuar, kisha problem që të hiqja peshë, tani që e mendoj është më mirë për mua që u lojërat u shtyen për një vit sepse u përgatita më shumë dhe më fuqishëm”, tha ajo.
Ajo nuk përjashtoi mundësinë që të garojë edhe në kategorinë -52 kilogramë në të ardhmen në sportin e xhudos.
“Nuk e di akoma por mendoj se po, kam edhe një vit për të vendosur, do ta shohim nëse do të qëndroj në -48 kilogramë apo në -52”, tha kampionja më e re olimpike.
Diskutime rreth kësaj post