Avokati Spartak Ngjela është shprehur se reforma në drejtësi në Shqipëri është nevojë emergjente e perëndimit jo vetëm Shqipërisë dhe e NATO-s.
Deklarata e Ngjelës:
“Dy ambasadorët e thanë se do të vendosin forcën e ligjit në Shqipëri, të gjithë të korruptuarit të fillojnë procesin penal. Nuk është vetëm kryebashkiaku i Lushnjes, është hapur procesi i Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit. Hetimi është shkencë, nuk është hetimi i Enver Hoxhës, aq më tepër që e drejton ekspertiza amerikane. Duhet të prisni shkencë jo arbitraritet.“-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post