Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar takimin e fundit online të kryeministrit Rama me homologun maqedonas Zaev dhe presidentin e Serbisë Vuçiç, i cili u shoqërua me polemika të shumta. Ngjela thotë se nuk ka Mini-Shengen ballkanik dhe se Kosovës nuk i hyn gjë në këmbë pasi ka garanci SHBA-të.
Komenti i Ngjelës:
“Nuk ma ha mendja që Rama të jetë jashtë kontekstit të politikës amerikane. Nuk e di çfarë kanë biseduar. Nuk ka minishengen. Kosova është nën mbikqyrjen e SHBA, nuk i hyn gjëmb në këmbë. Sa i përket bashkimit tonë kombëtar është problem tjetër, varet nga politika shqiptare që nuk duhet të jetë e korruptuar dhe nuk duhet të jetë e lidhur me fqinjët pushtues të territoreve shqiptare. Ekuacioni është shumë i thjeshtë. Historia po ecën në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perrëndimor, kjo i ka mërzitur të gjithë sllavët nga Beogradi në Moskë”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post