Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka treguar momentin më të vështirë në karrierën e tij. Ai ka folur për përballjen në Arbitrazhin ndërkombëtar në Paris për çështjen e parkingjeve të qytetit.
Leli thotë se ia dolën me sukses të shpëtonin nga dëmshpërblimi i majmë që do të rëndonte për vite me radhë mbi qytetarët vlonjatë e po ashtu të ofrojë parkim falas për qytetarët e tij.
Deklarata e Lelit:
“Nëse do ta quaj një moment të vështirë në administrimin e bashkisë së Vlorës ka qenë menaxhimi me sukses i ofrimit të vendeve të parkimit falas në të gjithë qytetin. U gjeta përballë një kontrate të vështirë me një partneritet të vështirë e cila shkoi në Arbitrazhin ndërkombëtar në Paris ku bashkia e Vlorës rrezikoi të dënohej nga 24-50 mln që duhej të dëmshpërblente biznesin i cili pati problematika në bashkëpunimin me institucionet e bashkisë së Vlorës dhe ja dolëm me sukses.
Një administratë e vogël lokale e cila kishte vetëm shpirtin dhe kurajon e fortë për tu përballur në institucionet ndërkombëtare me kontrata të vështira dhe është një nga shembujt pozitivë në gjithë Shqipërinë. Që të fitojë një bashki në Arbirtrazhin ndërkombëtar në Paris nuk është aq kollaj por ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer me gjithë stafin, gjithë grupin, motivimin tim personal që të bëjmë maksimumin në mënyrë që mos tu lëmë një barrë qytetarëve të Vorës për vitet që vijnë. Sot kemi një qytet që nuk rëndohet më nga një kontratë e vjetër dhe një partneritet që nuk kemi pse ta paragjykojmë sot por ofrojmë parkim falas”, tha Leli.
Diskutime rreth kësaj post