Ddeputetja e PD Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë, e cila jep strehimin social me konçension te privati.
Komenti i Tabakut:
“Është e njohur ndërkombatisht se ndërtimi në Tiranë ka qënë pjesë e pastrimit të parave, e dokumentuar nga DASH si dhe vendosja e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave. Kjo e shoqëruar me ato që ka ndodhur me ndërtimin në Tiranë gjatë 5-6 viteve të fundit. Kjo është skema që është duke u përdorur për pastrimin e parave.
Strehimi social, me të mirat dhe të këqijat që ka pasur me skemën aktuale, e kishte të gjithë mundësinë të menaxhohej nga pushteti lokal. E kishte të gjithë hapsirën, si me bonusin e qerasë por edhe të banesave sociale, të mos kishte nevojë për privatin. Ligji i 2019 i hapi rrugë kësaj skeme, pasi në të gjithë botën strehimi social menaxhohet nga pushteti lokal.
Ligji ka një klauzolë që vendos një taksë të re 3% për cdo ndërtesë të re që të shkojë për strehimin. Nëse zbatohet ligji, çdo ndërrtues ka mundësi të ndihmojë për strehimin.
Fakti që tashmë duan që trojet publike tja japin për zhvillim me koncesion ndëruesve të caktuar, ku nëpërmjet skemave që kanë miratuar ta zhvillojnë truallin publik dhe të marin pjesën e tyre për ndërtimin dhe pjesën tjetër tja japin bashkisë për strehimin social, kalon në një skemë e cila ka ndodhur në sektorë të tjerë dhe është korruptive.“-shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post