Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë ditën e sotme mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se është një socialist nga Fieri.
Në mesazhin e tij hidhet më shumë dritë për sa i përket sherrit mes deputetit tashmë të zgjedhur Petro Koçi dhe ish-kreut të Kadastrës Fier, Ervin Bushi.
Sipas qytetarit në fjalë, sherri mes dy socialistëve ka filluar për shkak të një shumë prej 200 mijë eurosh që Koçi i ka kërkuar Bushit, por ky i fundit ka refuzuar t’ia japë. Lidhur me këtë reagim, Koçi paralajmëron Berishën se drejtësia do fitojë.
Deklarata e Kocit:
“O plaku Mere kaq shume te djeg ndershmeria e te tjereve?
Ke ikur jo vetem me gjithe tespie por edhe nga mendte!
Linde e u plake dreqëndëbark!
Njerez te mire e te paster mos u dekurajoni!
Ky kerkon qe ti beje te gjithe si veten e tij, zedhenesa te korruptur te botes se krimit!
Drejtesia do fitoje.” shkruan Koçi.
Diskutime rreth kësaj post