Shumë shpejt Tirana do të ketë një flotë të re moderne me autobusë miqësor me ambientin. Në një intervistë për News 24, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se këtë fundjavë do të prezantohet flota e autobusëve të parë hybrid elektrik.
“Kur janë me shpejtësi të ulëta brenda qytetit janë me energji elektrike dhe vetën kur dalin nga vija e verdhë e qytetit punojnë me gas. Kështu që jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve na u desh t’i alternonim, ose t’i ndryshonim rrugës. Fjala që bie u bllokua gjithë tregu kinez, kështu që kërkuam për autobusë në tregun europian.
Janë gjëra që kush punon e kupton që janë anomali që ndodhin dhe t’i duhet t’i japësh patjetër një zgjidhje. Kush nuk punon dhe rri gjithë ditën në facebook edhe shan, edhe vendos gjoba, ai është një sport që unë nuk di ta luaj, por e kuptoj që vetëm ai që punon ia qan hallin punëtorit tjetër”, theksoi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post