Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa ishte duke u larë në plazhin e Golemit. Sipas informacionit paraprak të siguruar nga Policia e Shtetit, viktima është identifikuar me inicialet Xh.K., ndërkohë po hetohet lidhur me shkakun e vdekjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, – shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post