Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë territorin shqiptar gjatë gjithë ditës, ku paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.
Ndërsa orët e mesditës shfaqin vranësirat e lehta në një pjesë të mirë të vendit tonë, por mbrëmja sërish rikthen kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.
Diskutime rreth kësaj post