Sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se më 15 shtator socialistët do të zhvillojnë analizën në strukturat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë, pritet të ngrihet edhe një komision i posaçëm që do të përcaktojë edhe metodën e analizës.
Ndryshe nga demokratët të cilët e kanë nisur analizën për 25 prillin në muajin qershor, në kampin rozë, kjo analizë do të zhvillohet në sezonin e ri, pas dekretimit edhe të qeverisë së re.
“Në datën 15 shtator fillojnë analizat në OS, në embrionin e Partisë Socialiste (PS) dhe njëkohësisht do të zhvillohet procesi statusor i zgjedhjeve të drejtuesve të këtyre organeve sepse PS në statut e ka të theksuar se çdo dy vjet të gjithë drejtuesit e organizatave bazë kalojnë një proces zgjedhjeve”, u shpreh Arben Pëllumbi, sekretari Organizativ i PS-së.
Arben Pëllumbi tregon faza e parë e analizës do të zhvillohet deri në muajin nëntor, e më pas do të vijojë analiza në nivel të njësisë Administrative, bashkie dhe nivel qarku, për t’u përmbyllur në janarin e vitit të ardhshëm.
“PS është në fazën e konstitumit të komisionit te posaçëm i cili do të merret me përgatitjet e metodikës mbi të cilën do të bëhet e gjithë analiza”, tha Pëllumbi për Euro Newa Albania.
Ndërkohë, në vjeshtë i përfundon mandati 1-vjecar i kryesisë së PS dhe sekretariateve, dhe për këtë Pëllumbi thotë se do të zhvillohet mbledhje e asamblesë kombëtare për të vendosur nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja apo do ti jepet një tjetër mandat kryesisë aktuale.
Diskutime rreth kësaj post