Edith Harxhi u shpreh se Partia Demokratike është rrudhur më shumë se kurrë ndonjëherë. Ajo tha se PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu.
“Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu”.
E pyetur për deklaratat e mëparshme të saj, se Basha nuk lejohet të udhëtojë drejt Amerikës, Harxhi thotë se është më shumë se dyshim.
“Kam bërë një deduktim logjik të gjendjes së Bashës, për të udhëtuar në SHBA, dhe në bazë të disa informacioneve, pasi unë vij nga fusha e diplomacisë vetë e di dhe nuk është thjesht dyshim”.
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës, shprehet se kryetari aktual i PD-së ka shfrytëzuar për interesin e tij praninë e ish-kryetarit, Sali Berisha në kuvendin kombëtar të së djathtës, në 17 korrik.
“Basha ka përdorur praninë e Berishës në kuvendin kombëtar. Ai kërkon çdo lloj mbështetje, ndihet mirë në mbështetjen e Berishës. Kishte nevojë të dilte dhe t’i tregonte, qoftë edhe vetes së tij, që përkrahja nuk ka humbur”, tha ajo për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post