Mbetja jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, e dy anëtarëve të ‘Grupimit për PD-në’, Edit Harxhi dhe Arben Risanti është shoqëruar me mjaft zhurmë.
Në lidhje me këto zhvillime brenda PD-së, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreëshnik Spahiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ se arsyeja që Ristani mbeti jashtë kësaj liste është pasi ky i fundit ka dijeni për dosjen e 1 mln eurove të Lulzim Bashës.
“Ristanin, a e dini pse e kanë nxjerrë jashtë partie? Se Ristanit i ka një borxh të madh, se i dha dhe mandatin. Ristani është i vetmi njeri që ka dijeni për dosjen e Lulzim Bashës, për 1 milionë eurot që u pastruan në Amerikë. Dhe ka dijeni për dy vajzat që po punonin për shërbimin rus dhe që kryen transaksionin financiar nga banka ukrainase për në bankën e Skocisë. Është njeriu që ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo është arsyeja që është larguar Ristani.”, – tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post