Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Në një shënim në rrjetet sociale.
Berisha shprehet se sot duhet t’i lutemi Zotit që të pranojë çdo sakrificë të shqiptarëve .
“Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtaret musliman festojnë Kurban Bajramin. Ju ftoj të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gezuar!”, – shkruan ish-kryeministri, ndërsa bashkëngjitur postimit ka publikuar një foto me bashkëshorten, Liri Berisha.
Diskutime rreth kësaj post