Ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani tha se kuvendi i PD të dielën nuk prodhoi në thelb asgjë, dhe se më Bashën në krye PD do shkojë nga humbja në humbje, duke paralajmëruar kështu një mandat të 4 për Ramën.
“Demokratët do të vuajnë edhe 4 vite të tjera në opozitë, i vetmi shans është të kuptojmë se e kujt është përgjegjësia dhe si duhet ribërë PD që mos të rrijë dhe një mandat të 4 në opozitë.
Basha do ta çojë nga humbja në humbje, kjo fatkeqësi do të vazhdojë derisa demokratët të kuptojnë dhe ta nxjerrin jashtë nga zyra. PD i ka potencialet të jetë forcë e parë pa patericë”, tha Ristani për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post