Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar këtë të hënë nga Policia e Kosovës. Sipas mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës. Këngëtarja ishte shpallur në kërkim për “trafik armësh”.
Edhe pse e shpallur në kërkim këngëtarja nuk ka nguruar të postojë në rrjetet sociale ku edhe ka publikuar foto nga udhëtimi i saj në Dubai apo dasma në Maldive.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji.
Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.
Diskutime rreth kësaj post