Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet ka kërkuar falje para të gjithëve, pasi ka qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet.
Laschet përmes një postimi në Twitter shkruan se fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë.
“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, – shkruan ai.
Në një moment gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet, videoja tregon Laschet dhe bashkëpunëtorin e tij duke folur dhe duke qeshur në sfond, gjë që shumë njerëz, për shkak të seriozitetit të situatës dhe momentit, e panë të papëlqyeshme.
“Mënyra në të cilën Armin Laschet, në momentin kur presidenti u drejtohet viktimave, po sillet në sfond është mosrespektim dhe meriton dënim”, – i tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Lars Klingbeil.
Diskutime rreth kësaj post