Dje PD zhvilloi Kongresin e saj. Anëtari i PD-së, Tritan tha se ky kongres kishte si qëllim të zhvillonte demokracinë e brendshme në mënyrë që ta bëjë partinë më të zhdërvjellët.
Sipas tij, ky kongres kishte dy elementë kryesore. I pari ishte zgjerimi dhe i dyti ruajtja e kolonave kryesore të statutit.
Shehu u shpreh se merita e një partie është të ruajë vlerat historike dhe në qendër të këtyre vlerave është zoti Berisha.
“Merita e një partie është të ruajë vlerat historike të saj dhe padyshim Berisha është një vlerë e madhe historike e PD-së, është lideri jonë në gjithë këtë rrugëtim të demokracisë, është promotori i pluralizmit politik në Shqipëri, i hapjes së Shqipërisë, i lidhjes me perëndimin. Pra kur themi vlerat historike të PD-së duhen ruajtur, padyshim Berisha është në qendër të këtyre vlerave. Asnjë Parti Demokratike në botë nuk hedh të kaluarën e saj, vlerat dhe potencialin. Padyshim në kombinim me të renë, Basha vjen nga një edukim perëndimor, me një vizion më modern. Unë jam i bindur që zoti Basha lufton për të bërë këtë kombinim midis vlerave të PD-së dhe elementëve të rinj”, – tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post