Gazetari Mentor Kikia ka dhënë alarmin në lidhje me ndryshimet klimatike. Mentor Kikia shkruan se natyra ka ndryshuar dhe ne duhet ti përshtatemi një epoke të re dhe mëse nuk e bëjmë, thekson ai, do të asimilohemi.
Postimi i plotë i gazetarit
“Njerëzimi duhet të ndryshojë! Ka nisur një epokë e re
Këto janë pamjet e përmbytjeve dramatike, të ditëve të fundit, në Gjermani, Belgjikë e Austri. Të para nga gjithkush, besoj…
Ne jemi mësuar me të tilla imazhe, pavarësisht përmasave. I shikojmë rregullisht në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier-Vlorë etj.
Por e keqja nuk ka asnjë herë fund…
Dhe me e keqja nuk ka ardhur akoma.
Këto skena ndodhin pikërisht në pikun e verës. Sepse koha ka ndryshuar. Klima është bërë “qeveri më vetë” dhe nuk i nënshtrohet më rregullave bazike të natyrës, me katër stinë, e me reshje të shpërndara në kohë.
Natyrën s’e komandojmë dot. Ata që duhet të ndryshojnë jemi ne. Ne duhet ti përshtatemi një epoke të re. Nëse nuk e bëjmë, do të asimilohemi. Dhe ashtu si ndryshimi, edhe asimilimi nuk ndodh me një goditje.
Pas këtyre përmbytjeve, në këto vende do të miratohet, pa dyshim, rregulla të reja për ndërtimet dhe mbrojtjen kundër përmbytjeve.
Ndërsa ne, pas çdo përmbytjeje që përjetojmë, thjeshtë lutemi dhe shpresojmë që përmbytja e radhës të jetë më e vogël.
Nuk kemi nisur asnjë projekt për diga, argjinatura, kanale…
Për tri dekada mezi përfunduam projektin për shkatërrimin e atyre që ishin ndërtuar në kohën e komunizmit.” – ka shkruajtur Kikia.
Diskutime rreth kësaj post