Drejtoresha e Komunikinit të Lulzim Bashës, Desada Metaj ka reaguar pas mesazheve që u dhanë dje në Kuvendin Kombëtar të PD ka bërë kritika të forta sa i përket Partisë.
Edhe pse në mënyrë indirekte, Metaj i është përgjigjur dhe Mark Markut pas kritikave të forta duke thënë “se sa për leksione dhe manuale “si të bëjmë partinë”…do përfundojmë si me manualin e lavatrices- të gjithë e kemi në shtëpi por asnjë se lexon. Është më e lehtë të pyesësh komshiun si funksionon”.
Reagimi i Metaj:
“Lidershpi aktual i PD, me shumë pak përjashtime është pjesë e proceseve të hapjes dhe ndryshimit të PD-së në periudha të ndryshme kohore. Një pjesë vinë nga KOP në 2005, një pjesë nga 2013, një pjesë nga zgjedhjet e fundit etj. Vetëm një pakicë (ku bëj pjesë dhe unë e qëndrojnë aty pa ecejaket normale të politikës. Pjesa tjetër, me ambicie të qarta për të qenë aktivë në politikë kanë pranuar ofertat për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes politike të PD-së dhe si të tillë kanë patur dhe kanë detyrën të nxisin dhe afrojnë sa më shumë njerëz të rinj, grupe interesi dhe figura që e pasurojnë partinë.
Sigurisht që ky nuk është një mision i lehtë. Kërkon shumë angazhim, lodhje nervash dhe përpjekje që ndonjëherë nuk realizohen. Sepse partitë politike janë bashkime vullnetare njerëzish dhe militantësh dhe nuk janë OJF me “intelektualë” të pavarur. Nisur nga kjo prespektivë, demokratët votojnë në çdo palë zgjedhje që më të rinjtë e afruar në vendimmarrje të jenë ata që punojnë më fort për të afruar të rinj të tjerë. Dhe në këtë mënyrë, elitat qarkullojnë dhe konkurrenca brenda llojit spikat më të mirët. Por siç e kam kuptuar këto 22 vitet e fundit, e gjitha kjo do shumë punë dhe nerva. Se sa për leksione dhe manuale “si të bëjmë partinë”…do përfundojmë si me manualin e lavatrices- të gjithë e kemi në shtëpi por asnjë se lexon. Është më e lehtë të pyesësh komshiun si funksionon”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post