Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës filluan më 6 korrik, kur u arrestua kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 punonjës të kësaj Bashkie, vijuan me arrestimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë dhe kaluan me arrestin në shtëpi të Rovena Vodës. Por për qytetarët, këto goditje nga SPAK nuk janë asnjë gjë pasi deri tani asnjë politikan nuk është arrestuar.
Deklarata e Ngjelës:
“Te merzitur aty e s Ka me tej presim me padurim ,por edhe sikur s po zejme bese ,pasi shume flitet nga shume kush e gje s po ndodh.
Spak po merret me te vegjlit,Pasi,Sic duket,spak s Ka takat”, i shkruan një qytetar avokatit Spartak Ngjela.
Ky i fundit i shkruan se “hetimi është shkencë. Të mëdhenjtë nuk kanë vënë firma, po kanë fituar para me të vegjlit që kanë firmosur.
Nga të vegjlit, te të mëdhenjtë…
Hetimi në krim, është dëshmi e të dobtit. Pa dëshmi, nuk ka dënim… ka pafajësi…
Prisni dhe shikoni…”.-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post