Granit Xhaka zhvilloi një evropian fantastik duke i vërtetuar të gjithë europës se mbetet një lojtar me shumë klas dhe për më tepër një lider i vërtetë. Jose Mourinho vijon të jetë i fiksuar pas idesë për të pasur në Romë mesfushorin e Arsenal. Paraqitja e tij pozitive në “Euro2020” e ka ndërlikuar jo pak këtë operacion pasi tashmë edhe “topçinjtë” nuk dëshirojnë të heqin dorë nga prishtinaliu. Arsenal kërkon 20 milion euro për të lënë të lirë mesfushorin, kërkesë kjo e cila vendos jo pak në siklet drejtuesit e Romës.
Përballë insistim të Mourinho, verdhekuqtë janë të detyruar të shesin dy lojtarë për të gjetur paratë e domosdoshme për ti plotësuar dëshirën trajnerit të ri. Sipas mediave italiane, Roma është e gatshme të shes dy lojtarë, Olsen dhe Kluviert për të arritur tek Xhaka i cili po bën gjithçka nga ana e tij për tu bashkuar me Mourinho në kryeqytetin italian.
Diskutime rreth kësaj post