Presidenti i Republikës Ilir Meta ka risjell në vëmendje Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit, shkruan se Mandela, ishte një simbol i vuajtjeve në emër dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtat e njeriut.
Ai heq një paralele dhe me personalitete në Shqipëri dhe Kosovë, duke përmendur At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin që për dekada të tëra, sipas Metës, janë privuar nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjimet mizore për shkak të ideve dhe besimet e tyre.
Postimi i Ilir Metës:
“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës na risjell sot në vëmendje veprën dhe trashëgiminë e vlerave të një personaliteti të madh dhe të paharruar, simbol të vuajtjeve në emër dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, i cili frymëzon në çdo kohë me angazhimin dhe përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.
Në Shqipëri dhe në Kosovë ne kemi patur At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin dhe mijëra ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë për idetë, besimet dhe kulturat e njëri-tjetrit, si dhe gjithmonë syçelët për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit.”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post