Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë më 15 korrik. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Ndryshe nga disa personazhe të tjerë të ekranit, Turi publikoi portretin e së voglës pak pas lindjes. Pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, jeta e çiftit tashmë është e mbushur me plot emocion dhe momente gëzimi.
Ditën e sotme Turi ndau sërish më ndjekësit një foto të kompletuar të portretit të familjes dhe padyshim është prania e vogëlushes që e zbukuron së tepërmi foton.
“Përralla me mbret”, ka shkruar Turi krahas fotos që publikoi në Instagram, ndërsa e Atara e vogël fle si qengj mbi kraharorin e mami Orindës.
Diskutime rreth kësaj post