Partia Demokratike ka bërë publike listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Janë 300 anëtarë e rinj të Këshillit, të cilët janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.
Pjesë e listës janë emra të njohur në PD. Ndërkohë, vihet re se mungojnë ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe Edith Harxhi. Kjo e fundit garoi përballë Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e partisë dhe është një ndër zërat më kritikë të kreut aktual të demokratëve.
Sakaq, risi në këshillin e ri janë Oriela Nebijaj, e cila nuk mundi të futej në Kuvend, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.
Diskutime rreth kësaj post