Sipas Petrit Vasilit populli, morali dhe kauzat e mëdha janë rruget e vetme të fitores.Me një postim në Facebook numri dy i LSI shkruan se kapja e shtetit nga pushteti, kapja e drejtesise nga pushteti, kapja e qeverisjes lokale nga pushteti jane metastazat e kancerit te autokracise ne Shqiperi
Më tej Vasili shprehet se populli eshte fuqia e jashtezakonshme e ndryshimit perkundrejt cdo kopromisi te kalbur kulisash politike qe vetem riciklojne krizen e radhes me te rende se kriza patardhese. Sipas tij populli, morali dhe kauzat e mëdhajane rruga e sigurte e fitores dhe shpetimit te Shqiperise nga kthetrat me te zeza qe jane ngulur ne trupin e saj.
Postimi i Vasilit:
“Populli, morali dhe kauzat rruget e vetme te fitores! Kapja e shtetit nga pushteti, kapja e drejtesise nga pushteti, kapja e qeverisjes lokale nga pushteti jane metastazat e kancerit te autokracise ne Shqiperi. Nje pushtet i paafte, por mafioz dhe i paskrupullt ne shitjen e cdo interesi publik perfshire dhe kufijte e vendit ka sjelle nje rrenim ekonomik, social dhe politik qe çon drejt nje asfiksimi te pashmangshem te te gjithe shoqerise.
Shumekujt, qe e kaplon zhgenjimi dhe deluzioni nje situate e tille i duket thuajse pa zgjidhje dhe pa perspektive. Por eshte e kunderta. Zgjidhja e shpejte, e forte dhe qendrueshme ecen vetem ne tre drejtime te qarta e te sigurta: drejt popullit, moralit dhe kauzave te medha. Populli eshte fuqia e jashtezakonshme e ndryshimit perkundrejt cdo kopromisi te kalbur kulisash politike qe vetem riciklojne krizen e radhes me te rende se kriza patardhese.
Populli perçon dhe inspiron drejtesi, qartesi dhe zgjidhje qe i ben mire atij duke dale shume lart e duke asgjesuar pazarpolitiken qe i vret te ardhmen. Populli eshte i vetmi qe mund vrase mafien oligarkike dhe dimensioni i tij asgjeson cdo tentative antipopull per varferim e skllaverim te tij permes varferimit dhe poshterimit te perdoshem. Fuqia e popullit dhe gjeresia e pamatë si dhe thjeshtesia e mesazhit qe vjen prej tij fshin ne nje sekonde mocalin e qelbur te propagandes me regji.
Drejtesia e popullit e ve me shpatulla pas murit Drejtesine me Regji qe jep vendime antipopulldhe anti njeriut te thjeshte dhe vepron ne favor te qeverise dhe sipas urdherave te saj. Sot beteja morale eshte vija e madhe e ndarjes. Morali qytetar i paster dhe solidar eshte perballe antimoralit pervers qeveritar qe grabit cdo gje dhe mbeshtet e frymezon cdo laperdhi morale per te justifikuar zhvatjen. Perdorimi i njerezve si spiune dhe krijimi i nje morali spiunesh ne shoqeri eshte kjo e vetmja rruge amorale e qeverise.
Morali ku normat e familjes, zbatimit te ligjit dhe solidaritetit te shendetshem mbizoterojne eshte goditjs asgjesimi dhe zhvleresimi i plote ndaj kellires morale antishqiptare rilindase qe qeveris padurohet e gjallon mbi antimoralin. Ndaj beteja mbareopullore morale eshte beteja ku rilindja eshte e humbur dhe e zhbere ne cast. Kauzat e medha dhe mbrojtja me cdo sakrifice e tyre se pari ndan hipokritet dhe maskarenjte e kamufluar nga luftetaret e vertete dhe te pakompromis dhe se dyti perfshin gjithe popullin qe lufton bazuar mbi moralin e forte qe vete kauza mbart.
Kauzat e paprekura apo me keq te lena ne mes jane sherbimi me i madh qe mund ti behet rili djes. Kauzat qe mbrohen deri ne fund, pa pare dite e nate dhe te mbeshtetura nga te gjithe shtresat e popullit e vene rilindjen perpara nje beteje absolutisht te humbur per te sepse mbrojtja e plaçkitjes krinineleve,trafikanteve dhe te i kriminuarve prej saj jane te gjitha se bashku antikauza rilindase e destinuar te asgjesohet.
Keto tre drejtime jane rruga e sigurte e fitores dhe shpetimit te Shqiperise nga kthetrat me te zeza qe jane ngulur ne trupin e saj. Keto tre rruge formesojne fitoren afatgjate te qytetareve, te sundimit te ligjit dhe te drejtesise shoqerore dhe jo thjesht fitoren e nje partie apo individi.Keto tre rruge cojne drejt europianizimit te vertete fiziologjik dhe jo te atij demagogjik dhe shterpete zyrave burokratike, qe prodhon deshtim te njepasnjeshem, izolim dhe deluzion.
Keto jane tre rruget, qeduhet te udheheqin veprimin e cdo partie ne Shqiperi, qe ka interes primar dhe te veyem vendin dhe jo interesat e saj te ngushta e meskine. Cdo filozofim tjeter partiako-politik jadhte ketyre tre drejtimeve eshte zgjatje e pushtetit te rilindjes dhe flirtim amoral me te. Populli,morali dhe kauzat do te trumfojne pa asnje diskutim, kush vonohet tu bashkohet atyre thjesht do te vetezhvlersohet e perjashtohet nga vullneti gjigand i shqiptareve per ndryshim dhe jete me te mire.“-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post