Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një reagim me tone të forta, pasi Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek. I indinjuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tradhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë dëm vendit.Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë hakerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbaj klikimet që ka.
Postimi i Binaj:
“SKANDAL!!!Vazhdojnë tradhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’i bërë dem Shqipërisë, shqiptarëve dhe trashgimisë tonë kulturore… Parkun kombëtar arkeologjik të Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek…O Zgarbista të ndyrë!!!!!! Taksirat i hackerave të ndërhyjë se qeveria e ka mëndjen te mbajë klikimet meqë s’ja del dot me premtimet!”, shkruan Binaj në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post