Belgjika është një ndër vendet më të prekura në Evropën Perëndimore si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve të ujit, për shkak të reshjeve të shumta dhe motit të keq.
Sipas autoriteteve belge, deri më tani janë regjistruar mbi 22 viktima dhe një numër i madh banorësh janë evakuar nga disa qytete, ku niveli i ujit konsiderohej kritik dhe me rrezik për jetën e tyre.
Media prestigjoze Sky Neës, ka publikuar një video nga momenti kur një ndërtesë në qytetin Pepinster, fillon të shembet si pasojë e vërshimeve të ujit. Ngjarja ndodhi live teksa po intervistohej kryebashkiaku i këtij qyteti.
Pamjet tregojnë disa persona që ikin mbi çati. Njerëzit që jetojnë pranë lumit Meuse në Liege, një qytet me 200 mijë banorë u është kërkuar që të lëvizin në zonat që nuk rrezikojnë të përmbyten, dhe trafiku detar është pezulluar për shkak të rrezikut të tejmbushjes së lumit.
Shirat e dendura, për të cilët ekspertët thonë se janë të paprecedentë, janë përhapur në Francë, Luksemburg dhe Holandë dhe pjesë të Zvicrës janë në gatishmëri.
VIDEO:
This is the moment an interview with the mayor of Pepinster in Belgium was interrupted by the sight of a flooded building collapsing and people escaping on the roof.
Latest here: https://t.co/UIeH5RN2qL pic.twitter.com/EgN1CNAe7r
— Sky News (@SkyNews) July 16, 2021
Diskutime rreth kësaj post