Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nisi fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të partisë blu, duke komentuar largimin e Bashës. Me ironi, Kadilli falenderoi të gjithë personat që ndodheshin ende në sallë, duke shpresuar që Lulzim Basha mos të jetë në gjumë, por duke reflektuar.
Komenti i Kadillit:
“Do kisha kënaqësinë të ishte këtu në sallë edhe në fjalimin e dikujt që nuk është në listën e recitimeve, të kryetarit. Uroj që të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë. Çdo delegat është këtu për një përgjegjësi më të madhe se vetja.” tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post