Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, renditi të gjitha arsyet që dërguan në humbjen e PD në zgjedhjet e prillit, por edhe të gjitha hapat që duhet ndjekur, për t’u rikthyer më të fortë e të bashkuar.
Shehu tha se në Qarkun e Gjirokastrës, përcaktuese në rezultatin përfundimtar, ishin mbyllja e kufijve me Greqinë, që privoi nga vota qindra shqiptarë, por edhe ndalimi i votës për personat e karantinuar.
Po këtu, Shehu shtoi se qeveria në pushtet, përdori të gjithë mënyrat për të manipuluar votën dhe vullnetin e shqiptarëve. Ai tha se PD ka humbur një betejë, e jo luftën, e kjo forcë sipas tij, është e vetmja që do të rikthejë shpresën për Shqipërinë e shqiptarët.
Deklarata e Shehut:
“I nderuar Zoti Basha, kryetar i PD, duke ju uruar edhe per rizgjedhjen tuaj si dhe per fushate dinjitoze, te gjere, plot ide e programe qe drejtuat.
Pershendetje te gjitheve nga Gjirokastra, Permeti, Tepelena, Kelcyre, Dropulli, Memaliaj, Libohova!
Se pari nje falenderim e mirenjohje e thelle per te gjithe strukturat e PD ne ate qark, forumet rinore, lidhjet e gruas, aktivistet, banoret e atyshem per mbeshtetjen dhe rezultatin optimist, qe arritem ne numrin e votave te realizuara.
Dhe kjo ndodhi nen nje presion te madh, ne nje qark te vogel ku u realizua vertet nje:
—Masaker elektorale duke u perdorur nga rregjimi te gjitha mekanizmat diabolike,pikerisht per te goditur ne menyrat me anti demokratike vullnetin e popullit per ndryshim. Ata perdoren gjithecka per keto qellime primitive:
—Varferine e thelle me pasojat e saj denigrues e deri te blerja e votave per nje “cope buke”.
—Terrorizimin me shume mjete presioni te njerezve te lene ne meshiren e fatit, deri dhe ne menyren me cinike keq perdorimin e epidemise Covid.
— Ne fakt ne ate Qark kemi te bejme me nje kalvar 8 vjecar harese e vuajtje per qytetaret, qe ka cuar ne braktisjen e tij nga 48 mije te larguar, gje uli numrin e deputeteve nga 5 ne 4, kalvar qe u ngrit ne dimensione kriminale gjate asaj fushate.
—Njerezit njohen presione te medhe, deri ne cperfytyrim te tyre.
Mjafton te permend ketu ato pamje tragjike te te ashtuquajturit miting te Rames ne stadium. Nuk mund te mos ndjeje nje keqardhje te madhe kur shikoje psh mesuesit, te hynin me koke ulur, duke u numeruar nje nga nje, firmosur ne ardhje, krejt te terrorizuar, sepse ndryshe humbnin edhe vendin e punes.
—Kanabisi ishte nje mjet tjeter i perdorur gjeresisht ne fshatrat e atij Qarku.
Kjo nepermjet premtimeve per ta kultivuar ate ne shkembim te votes ose mos pjesemarjes ne votim, duke perdorur si “kontrollues” grupet kriminale qe terorizojne, apo elementet e policise duke bere presion me disa letra inkriminimesh te mepareshme te fashatareve.
Dhe e verteta mbi kete proces duket sot me pasoje kanabizimin e zonave te tera te qarkut, te denoncuara me emer e vend nga une, si shperblim per nenshtrimin.
—Qellimi i madh i Rames pervec tjetersimit direkt te votes ishte dhe pengimi i njerrezve per te votuar. Ai kishte frike nga pjesemarja ne votim e popullit te revoltuar.
Dhe ketu pervec cfare thashe me lart nuk kurseu edhe epidemine Covid.
—Mbyllja e kufijeve nga Rama pak dite para 25 Prillit, me hapjen e tyre vetem nje jave me vone, perben nje veper pa asnje baze parandaluese, thjesht penguese ne votim. Kjo preku rende ate qark ne pothuajse te gjitha njesite e tij vendore.
—Se dyti mos lejimi dhe sigurimi i mundesise per te votuar te personave ne karantine, perben nje shkelje tjeter te te drejtave te njeriut, qe dhe ne Kosove nuk ndodhi.
—Dhe kesaj tabloje tejet te veshtire ju shtua edhe mungesa e nje realizmi e objektivizmi te aleateve tane ne format e bashkepunimit me ne, gje qe u reflektua me faktin qe mbi 10 mije vota shkuan dem, duke mos u konkretizuar me marjen e deputetit te dyte.
—Pa dyshim edhe ne mund te benim shume gjera me mire, te pregatiteshim me heret, te dilnim me aktivisht, te ishim me te organizuare depertues ne terren, me dialogues me njerezit kudo ku ata jane, edhe per tu dhene me shume guxim atyre, gjera qe do te konfigurohen ne analizen e plote e konkluzionet e saj ne periudhen qe vjen.
Tashme kjo eshte e rendesishme edhe per neser, per luften politike, per betejat e ardheshme elektorale, qe ne duhet te bejme te mos jene te largeta.
Kjo eshte thelbesore ne terresi, si dhe per ate Qark, duke mos pasur asnje iluzion se:
1- Asgje nuk dhurohet, por vetem fitohet, askush nuk te dhuron ne politike, kjo duhet te jete motuja jone. Aq me shume kjo eshte aktuale perballe nje rregjimi te tille, i cili kerkon te mohoje edhe te drejtat themelore, duke filluar nga ai i Votes se Lire.
2- Se kudo ne Shqiperi, edhe ne ate Qark, Opozita eshte PD, shpresa e mundesia e madhe ngel PD.
—Kjo na ve ne perpara pergjegjesira edhe me te medha per periudhat qe vijne.
—Qofte ne vazhdimin e analizes sone per rezultatin e zgjedhjeve, identifikimin e qarte cfare mund e duhej te benim me mire.
Forcimin politik e organizativ te PD per tu perballur tashme me sfidat qe na presin, qenien prane njerezve kudo ku ata jetojne.
—Vecanerisht kjo per te vrare friken, si te keqen e madhe qe ka mbjelle ky rregjim.
—Te dashur miq!
Rezultati nuk ishte ai cfare aspironim ne, apo shqiptaret ne terresi, qe prisnin me pa durim ndryshimin.
—Ju, te gjithe neve, jemi te merzitur, tejet te hidheruar, ndoshta edhe te deprimuar, por vetem perkohesisht te tille.
—Dicka dua te them, te turperuar nuk duhet te ndjehemi, nuk ka pse te jemi te tille.
Koken duhet ta mbajme lart se turpe nuk kemi bere.
Edhe nqs kemi gabuar taktikisht, e kemi bere duke u nisur per tu ballafaquar me te keqen, duke sakrifikuar, duke kerkuar ndryshimin.
—Edhe nqs kemi deshtuar ne ndonje inisiative, edhe nqs kemi humbur perballe masakres zgjedhore ndonje beteje, luften jo. Ajo eshte ne vazhdim.
Moralisht ne duhet te ndjehemi superiore.
—Edhe ne 97 u goditem dhunshem, por u ngritem. Ishim te gjithe se bashku.
—Sot jemi ketu perseri, edhe ne kete salle me deshire e vullent per te qene edhe me shume. Me kryetarin Basha, vlerat historike te PD, me prurjet e reja, me te gjithe ata qe duan te ballafaqohen me kete rregjim.
—Kete po perpiqemi te bejme edhe ketu ne Kongres, me kete periudhe zgjedhjesh ne PD, me analizen e punes sone te sapo filluar e qe do te vazhdoje muajt e ardhshem. Dhe kete duhet ta bejme me pergjegjesi te larte.
—Sepse situata eshte shume e rende, tejet errezikeshme.
Jo thjesht per ne, jo thjesht per PD, por per Shqiperine.
Jemi perpara nje rreziku historik per vendin, per te ardhmen tone, shume larg nga vetem varferia, papunesia, problemet e medha te sistemeve tona sociale etj.
—Rama kerkon ta boshatise vendin e ta mbushe me…
Si Esta Pasha dikur atij i mjaftojne 800 mije skllever per te vendosur mbi ata te “prapsmet” e tij.
—Rama qellimisht po na largon nga Europa per te na degdisur ne Lindje.
Ai e di se autokracite jane te pa pranueshme per Perendimin, familjen tone europiane.
—Ai nuk e do dhe e pengon integrimin sepse ka frike nga ai.
—Drejtimi i tij eshte Lindja, modelet e tij jane autokracite, desitinacionet e tij jane pikerisht ato hapesira ku autokracite quhen demokraci.
—Pikerisht per keto aresye ai ka tradhtuar jo vetem Shqiperine, por dhe Kosoven, shqiptaret ne terresi, aspiratat tona me madhore.
Ju i keni ndjekur edhe keto dite, deklaratat e tij me Vucic per Ballkanin e Kosoven.
Ato jane sloganet per Serbine e Madhe nen nje Jugosllavi te re, me kurs, aleanca e destinacion Lindjen.
—Por jo vetem kaq, ai i la shqiptaret te braktisur, ne meshire te fatit, ne renie te lireedhe ne epidemine Covid.
E kemi paguar kete pa pergjegjeshmeri te thelle deri tashti me 16 mije jete te humbura.
Mbi 50 mjeke te vdekur.
Me shendet te shkateruar ne nje sistem shendetesor ne kolaps.
Me 150 milion E te paguara nga xhepi i qytetareve e asnjehere te rimbursuara.
Me perdorimin e epidemise si mjet presioni per tjetersimin e votes.
—Por fatkeqesisht e keqja akoma nuk ka mbaruar edhe per kete.
—Fatkeqesisht ajo qe ai tha dikur, “nuk keni pare asgje akoma” eshte vetem ne zhvillim.
—Dite shume me te keqija na presin, nqs do ta leme te na terheqe ne kete rruge drejt humneres.
Shqiperia duhet shpetuar, shqiptaret duhen shpetuar, rruga jone Europiane e Perendimore duhen shpetuar!
—Dhe ketu nuk duhet te kemi asnje iluzion, Vetem PD mund ta beje kete.
—Prandaj duhet te jemi bashke, sic jemi sot e sic do jemi me shume neser.
Duhet te jemi te forte.
—Te shfrytezojme cdo mundesi e hapesire per te realizuar betejen tone, cdo salle, cdo shesh, cdo rruge, cdo institucion e metropol perendimor.
—Por per kete duhen mendime, ide, alternativa te qarta e bindese per njerrezit.
—Duhet te jemi konkret, direkt e te forte ne kritikat tona, shpresedhenes dhe realist ne alternativat tona, ne dialog te pa rreshtur me qytetaret.
—Megjithate kjo nuk mjafton, se perballe kemi nje rregjim, qe duhet permbysur.
Pra duhet rrezistence, konseguence ne kete perballje, qendrese e force.
—Duhen inisiativa te forta, por te llogaritura mire e te mbeshtetura fort ne racionalitet, qe te mos mund te hidhen ne ere nga meskiniteti i42 pupaceve, qe zune karriket ne kuvend pak vite me pare, te peshkuar nga Rama.
—Vetem keshtu do krijojme besimin brenda e jashte vendit, do tu japim optimizem njerezve e mund tu kthejme shpresen e humbur apo tezbehur, per t’i mobilizuar ne betejat e neserme.
—Vetem keshtu do te bejme qe ato beteja te domosdoshme dhe jo te lehta te na cojne ne fitore.
Vetem keshtu do jemi realisht faktor per ndryshimin, por dhe interlokutor i rendesishem e i respektuar perballe partnereve tane.
—Vetem keshtu do te kemi mbeshtetjen e tyre e te komunitetit nderkombetar.
—Ekperienca na ka treguar dicka te madhe, eshte ajo qe thashe dhe me lart, asgje nuk dhurohet, por fitohet, dhe fitohet me lufte perballe rregjimeve.
—Dhe pikerisht ky Kongres, ky proces zgjedhor i yni i brendeshem, ky dialog midis nesh, transparenca e gjithe perfshirja ne analizat tona, hapesirat ne nje PD te gjere, e ne permiresim te vazhdueshem, jane sinjale optimizmi e nje rreze drite ne kete tunel te erret, ku ky rregjim e ka futur vendin.”, tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post