Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu nuk i ka ndalur sot sulmet ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu tregon se ka kapur një detaj të dyshimtë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Spahiu shkruan se në Pallatin e Kongreseve ka 2300 karrige, ndërsa PD ka deklaruar se në Kuvend janë të pranishëm 7 000 delegatë.
Postimi i plotë:
“- Në pallatin e Kongreseve ndodhen 2300 karrige.
– PD deklaron zyrtarisht që ndodhen 7000 delegat.
Teorikisht: 1 karrige / 3 delegat.
Praktikisht: Në prehrin e Saliut është ulur Gazi dhe Luli.”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post