Partia Demokratike mblodhi sot në orën 11:00 Kuvendin Kombëtar të partisë ku morën pjesë 7500 delegatë. Ata u thirrën sot në Pallatin e Kongreseve për të votuar këshillin e ri kombëtar si dhe për të vendosur rrugën ku do të ecin demokratët në këtë mandat të tretë në opozitë.
Me këshillin e ri kombëtar, Partia Demokratike nis një fazë të gjerë ristrukturimi, duke nisur nga nënkryetarët, sekretarët e më pas edhe ristrukturimin në bazë.
Në Pallatin e Kongreseve përveç delegatëve ka pasur një numër të madh qytetarësh. Në nisje të Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur deputet në zgjedhjet e 25 prillit në një shtrëngim duarsh të përzemërt, teksa kanë shkëmbyer dhe disa fjalë.
Diskutime rreth kësaj post