Juristi Jordan Daci i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” u shpreh se zhvillimet e fundit tregojnë se ka një shpresë dhe se mesazhi është i qartë, abuzimeve me ligjin dhe fondet publike po u vjen fundi. Daci, shpreh bindjen se ky vit do të jetë i mbushur me arrestime më të bujshme se sa këto që lamë pas.
Deklarata e Dacit:
“Zhvillimet e fundit tregojnë se ka një shpresë, mesazhi është i qartë, po lemë prapa abuzimet. Po futemi në një periudhë ku abuzimi do të jetë më i vështirë me ligjin dhe fondet publike dhe do të jenë më të mbrojtura dhe brenda vitit do të ketë arrestime më të bujshme dhe se mesazhi do të jetë që realisht do të ketë shpresë. Në situata si kjo, ndodh që më shumë ka publicitet, por dallimi është njësia matëse, besoj se peshorja do të anoj drejt një efekti pozitiv. Sistemi ka dhënë gjithmonë viktima, edhe Vettingu ka prodhuar vet viktima”, tha Daci.
Diskutime rreth kësaj post