Mjeku popullor, Ruzhdi Metali foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për disa kura që mund të ndihmojnë njerëzit për sëmundje të ndryshme.
Kur po fliste për hemoragjinë cerebrale, ai tha se metoda më e mirë popullore ishte vendosja e ushunjzave (shushunjave) në qafë, sepse ato fusin enzima dhe hollojnë gjakun, duke thithur kështu gjakun e keq. Metali së bashku me Arjan Çanin thanë se kryeministri Edi Rama e aplikon shpesh këtë metodë.
Diskutimi:
Metali: E mira për hemaragjinë cerebrale nuk është spitali, po vajte në spital nuk bëhesh më. Është një mjek popullor, një mysliman këtu në Tiranë, shkon tek ai dhe ngrihesh në këmbë direkt. Vendos ai ushunjza (shushunja) në qafë, nja 7-8 copë dhe ato ta mpijnë vendin po ti s’e ndjen, dhe ato fusin enzimat e tyre, fillojnë hollojnë gjakun dhe thithin gjakun e keq, dhe ngrihesh direkt në këmbë.
Çani: Po po e kam dëgjuar këtë metodë. Dhe Edi Rama hedh ushunjza në qafë.
Metali: Po po i vendos shpesh.
Çani: E kam parë në foto.
Metali: Po të gjithë pasanikët, bosat kështu bëjnë, nuk shkojnë fare në spital.
Diskutime rreth kësaj post