Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur dje akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me borxhin e lartë të krijuar nga projektet koncesionare. Duke u bazuar tek raporti i “Open Data”, Tabaku ka treguar se gjendja është edhe më keq. Sipas saj, vërtet PPP kanë thelluar borxhin me detyrimet e papaguara, por akoma më i lartë është ky borxh sepse edhe qeveria nuk ka paguar detyrimet ndaj koncesionarëve. Ajo tregoi se, qeveria ka 11.2% detyrime të pashlyera që i shtohen borxhit të shtetit dhe normalisht do të vilen nga taksat e qytetarëve.
“Në 8 vjet qeverisje vizioni ka qenë “merru paratë shqiptarëve për të paguar PPP-të”. Çdo shqiptar punon një punë ekstra apo një orë më shumë në punë për të paguar faturën në rritje të PPP-ve. Sot, gjithnjë e më pak qytetarë kanë të ardhura shtesë në portofolin e tyre sepse ato shkojnë për të paguar PPP-të që për 30 vite do të shterojnë paratë e shqiptarëve. Studimi i Open Data fakton atë të vërtetë që kemi vite që e flasim; 11.2% e PBB është detyrimi që ne si shtet i kemi PPP-ve”, tha ai.
Tabaku tha se varfëria në vend do të rritet dhe investimet e qeverisë do të shterojnë pasi në vitet në vijim çdo para e fituar do të jepet për të shlyer borxhin ndaj PPP. Sipas saj, kjo është taktika që përdor Rama për të pasuruar miqtë e tij koncensionar.
“Shqipëria është e para në BE sa i takon kostos që mban çdo qytetar për qokat korruptive të qeverisë. Janë detyrime që kapin shifrën e mbi 1.8 miliardë dollarëve që ne duhet t’i paguajmë PPP-ve apo më saktë ortakëve të qeverisë. Një borxh që ka marrë peng buxhetin e shtetit, pra me pak fjalë na ka marrë borxh secilin prej nesh. Sa herë që ne marrim një lek më shumë do të na duhet që të shlyejmë këtë borxh, pasi përherë e më shumë qeveria do të rrisë taksat për të shlyer borxhin”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post