Zëvëndëskryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka zbuluar edhe projektet e reja që do të aplikohen në infrastrukturën e dy vendeve.
Ai zbuloi projektet që diskutoi me kryeministrin Rama. I pari është lidhja hekurudhore Durrës-Podgoricë, I dyti është autostrada Adriatik-Bllucë ndërsa e treta është ide për të bërë një urë që lidh Velipjën me Ulqinin.
Zëvendës kryeministri Abazoviç premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.
“Ne hoqëm me Kosovën, ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post