Është mbajtur sot seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj, i njohur për “përplasjet” e tij të shpeshta me maxhorancën. Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.
Besim Hajdarmataj më herët ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin.
Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cënueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.
Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkomëbar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj.
Sot Komisioneri Publik Darjel Sina ka kërkuar për të shkarkimin nga detyra dhe daljen përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Gjatë publikimit të të gjitha konkluzioneve të gjetura, Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk e justifikon sot atë.
Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, paraqitën mangësi profesionale. Në disa çështje Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Kujtojmë që vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs në 8 korrik të këtij viti e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.
Diskutime rreth kësaj post