Pas takimit me kreun e Partisë Demkratike, zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se duhet të merremi me gjëra konkrete dhe jo punë koti, duke ulur tensionet për të punuar për të mirëne dy vendeve.
Deklarata e Abazoviç:
“Tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi. Sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë. Duhet t’i përshtatemi normave europiane dhe jemi të sigurt që ato që promovojnë duam t’i realizojmë. Të bëjmë maksimumin të fusim pak më shumë etikë në jetën politike.
Që të bëhen gjërat konkrete dhe të mos merremi me punë koti. Unë do të mundohem të jap kontribut më të lartë në të ardhmen. Jam i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë. Ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin, presidentin. T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve’, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post