Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi ehde kryeministrin Edi Rama. Në orët në vijim, pritet që të zhvillojë një takim edhe me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Në një intervistë për emisionin ‘Top Talk’, Abazoviç zbardhi detajet nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
ZV.kryeministri Abazoviç tha se tre kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar me kryeministrin Edi Rama, mes tyre është edhe krijimi i një ure nga Velipoja në Ulqin që do t’i jepte më shumë zhvillim të dyja vendeve.
Abazoviç: “Kjo ishte vizita e parë zyrtare e qeverisë së re në Shqipëri. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar gjëra konkrete dhe kemi fol shumë bukur dhe se një pjesë e këtyre gjërave të realizohen do ishte një punë shumë e madhe dhe e mirë.
Tre projekte për infrastrukturën kemi diskutuar me kryeministrin, trendi i hekurudhës Dors-Podgoricë, autostrada Korridori Blu. Kjo është një gjë çfarë kemi për të aplikuar bashkë dhe e treta një urë që do lidhë Velipojën dhe Ulqinin, të jetë e gjerë sa është e gjithë Buna. T’i bëjmë këto të dyja një zonë e madhe turistike. Rama ka treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme.” – ka thene Abazovic
Diskutime rreth kësaj post