Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit që ndodhin në radhët e partisë Demokratike.
Mustafaj është shprehur në Abc Neës se statute i partisë nuk ka pas shumë nevojë për ndryshim, e vetmja gjë e paqartë aty është fakti i mandatit të kryetarit dhe suksesi i tij në zgjedhje.
Sipas tij nuk është masakra elektorale tema kryesore që duhet të ketë kuvendi i PD-së, fokusi i tyre duhet të jetë tek analiza e lidershipit të tyre, dhe çfarë shkoi keq që ato humbën zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë kam qenë dakord që është kryer një masakër elektorale sot shpresa e demokratëve është e venitur, e vrarë dhe e lënduar. Nuk mund të rilindë kjo shpresë, nëse PD nuk hedh vështrimin kriticist dhe mbi veten. Nëse vetë Basha dhe PD nuk bëjnë një vëzhgim në lidhje me fushatën para zgjedhjeve të 25 prillit, është e nevojshme ta bëjë tashmë për të nxjerrë në pak të mirat dhe këqijat e krerëve brenda partisë. Pollo kishte hedhur një ide që unë pajtohem ku kërkonte një kërkesë ndjese nga kryedemokrati se pse ikën nga parlamenti dhe pse bojkojtuan diçka.
Partia Demokratike nuk ka qenë e mbyllur ndaj termi hapje më duket pa sens, kjo që po bën një lloj rikonstruktimi teknik, shënon vetëm një mundësi që Basha i jep vetes për të shpërndarë disa poste dhe kënaqësia që i jep vetes. Basha nuk mund të shkojë drejt fitores pa një presion nga brenda. Statuti nuk ka qenë i keq, ai që unë kam punuar ka qenë i bazuar në partitë më të avancuara popullore Evropiane. I vetmi problem që ka statute, është kufizimi i mandatit të kryetarit dhe kur ai duhet që të hapë rrugën.
Kuvendi i PD-së duhet që të bëjë një bilanc të lidershipit, çfarë u bë mirë dhe çfarë jo për të bërë dhe një analizë fikse për humbjet. Kuvendi Kombëtar i PD-së këtë herë ka mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë në lidhje me me organizimet e brendshme. Demokratët kanë një përvojë të mjaftueshme që ti marrin parasysh gjërat, ne që e themeluan PD-në jemi tërhequr ndërsa të rinjtë nuk kanë më nevojë që të improvizojnë dhe sjellja e tyre politike të jetë më e natyrshme dhe më moderne”, – ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post