Gazetarja Anduela Llabani zbuloi sot çfarë pritet të ndodhë nesër në gjykatë me çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. LLabani tha se nesër pritet të dëgjohet mbrojtja, ndërkohë bën të ditur se është njoftuar se prokurori ka dhënë dorëheqjen nga çështja.
Diskutimi:
Pytja; Nesër është edhe vendimi në gjykatë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, cilat janë të rejat që t’i ke për këtë çështje?
Llabani: Pritet që nesër të jetë një seancë ku do të dëgjohet mbrojtja. Vetëm pak orë më parë jemi njoftuar që prokurori ka dhënë dorëheqjen nga çështja dhe kjo çështje do të mbetet jetime. Kjo do të thotë se Llalla nuk do të dënohet para gushtit për të vijuar në shtator ku pritet të ketë vendime të nivelit të lartë. Për Llallën do presim nesër çfarë do të ndodhë.
Diskutime rreth kësaj post