Mjekët shqiptarë që prej vitesh ushtrojnë profesionin e tyre në Gjermani, kanë përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri të cilët protestuan sot para QSUT të pakënaqur me pagat e tyre mujore dhe thanë se kanë dërguar një shkresë Bashkimit Europian në mënyrë që të marrin një përgjigje pozitive pasi nuk ja dalin dot të mbulojnë shpenzimet mujore.
Në një deklaratë për mediat, mjekët i kërkojnë qeverisë të garantojë paga dinjitoze si dhe garantimin e kushteve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetin e mjekëve dhe të hyjë në fuqi ligji që miraton rritjen e pagës së tyre minimale në 1500 euro.
Një nga mjeket shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta u shpreh se përveçse i kanë dërguar shkresë Bashkimit europian ata po bashkëpunojnë dhe me mediat e huaja përkatësisht EuroNews duke shpresuar që ligji për miratimin e pagës të hyjë në fuqi në parlament.
“Kjo kërkesë i është dërguar Bashkimit Europian dhe ne po bashkëpunojmë edhe me një media të huaj të quajtur EuroNews duke shpresuar që ky ligj të hyjë në fuqi në parlament. Të zbatohet kërkesa jonë për pagën minimale 1500 euro për mjekët shqiptarë” – u shpreh Meta.
E pyetur nga gazetarët se ku bazohet për një shifër të tillë Meta u shpreh se në bazë të përllogaritjeve për vlerësim të shpenzimeve mujore të shqiptarëve që është 400 euro në muaj ata nuk mund t’i mbulojnë dot shpenzimet e tyre familjare me një pagë të tillë.
“Burimet kanë bërë një vlerësim të shpenzimeve mujore të cilat janë 400 euro dhe si mund të mbulosh shpenzimet familjare sepse shqiptarët ushqehen me dërgesa që bëjnë emigrantët. Është një plage 30 vjecare dhe mjeket duhen organizuar që të ketë rezultat të suksesshëm“ – përfundoi mjekja.
Diskutime rreth kësaj post