Partia Demokratike mbledh sot në orën 18:00 kryesinë për të shqyrtuar përmbledhjen e analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit për fazën e parë të saj. Po ashtu do të shqyrtohen ndryshimet në statutin e PD-së që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të partisë.
Drejtuesit politikë tashmë i kanë dorëzuar raportet e analizës ndërsa anëtarëve të kryesisë pritet t’i shpërndahet një material i përmbledhur në bazë të çdo qarku mbi faktorët që kanë ndikuar në rezultat. Kryesia gjithashtu do të njihet me ndryshimet që pritet të bëhen në statut. Ka një seri propozimesh që vijnë nga kryetari i partisë, anëtarë të thjeshtë apo edhe nga ish kandidat siç është rasti i Fatbardh Kadillit.
Propozimet përqendrohen kryesisht tek mandate dhe kompetencat e kryetarit, por dhe organeve qendrore, si dhe në disa prej tyre kërkohet ligjërimi i fraksioneve. Këto propozime para se të shkojnë në kryesi, do t’i nënshtrohen një diskutimi në Komisionin e Përhershëm Statuor i cili do të mblidhet të mërkurën e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post