Kandidati për president i klubit të Vllaznisë, Almiro Gurakuqi, ka paditur në SPAK presidenten e Vllaznisë, Voltana Ademin.
Mësohet se Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit të futbollit të Vllaznisë dhe për t’u bërë president, e ka paditur kryebashkiaken për shpërdorim detyre.
Në padi thuhet se Ademi ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, pasi Njësia e Ankandit vendosi ta skualifikojë Gurakuqin për parregullësi në dokumente.
Vendimin ai e ankimoi në Komisionin e Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër.
Pas kësaj ai ka paditur kryebashkiaken Ademi dhe Njësinë e Ankandit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera ose ankande.
Diskutime rreth kësaj post