Rudina Dembacaj është gjithmonë e hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram. Në një bisedë të fundit me ta ajo ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideruar martesën si “vesin e saj më të keq”.
“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,– u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram.
Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit por edhe e vajzës së saj Vikit.
“Nëse Vikini do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”- e pyeti një prej ndjekësve.
“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,” – u përgjigj Rudina Dembacaj. Moderatorja foli edhe për pushimet, teksa tregoi se do t’i shoqërojnë edhe fëmijët e partnerit të saj.
“A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?” – ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.
‘Po patjetër, mezi pres të drejtën”, përfundoi Rudina Dembacaj.
Diskutime rreth kësaj post