Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batuat dhe ironitë për BE, përsa i përket proçesit të integrimit.
Rama tregoi edhe një shaka që qarkullon korridoreve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria do të hyjë në union vetëm kur Turqia të ketë Presidencën dhe e anasjellta.
“Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, këtu jam i pashoq, George u përpoq por nuk ia doli sfidës dhe nuk ka askush që më sfidon këtu. Në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.
Në fillim BE hezitonte, se është pak edhe…Ka vende që na thonë si është e mundur që Kosova nuk lëviz dot lirisht. Gjatë diktaturës ata lëviznin lirisht, tani janë çliruar por nuk mund të lëvizin. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur regjim të liberalizimit të vizave me 100 mln njerëz, Kosova është e bllokuar me njerëz që nuk lëvizin dot.
Është e vetmja popullsi në Europë që nuk lëviz dhe kanë përmbushur të gjitha kriteret. BE tha po, pastaj doli çështja e demarkacionit. Edhe Merkel u tha, e bënë ndërkohë nuk ka.
Tani i thonë; luftoni krimin dhe korrupsionit. Po është luftë e pafund. Ndërkohë holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbysin portin e Rotterdamit, që është port droge dhe nuk u bë nga shqiptarët.
Na thuhet mos na i sillni shqiptarët këtu për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme duke u treguar më brutal dhe mizor ndaj qytetarëve tanë. Është çmenduri!
Kjo është arsyeja pse gjithmonë përmend vlerat europiane, janë universale. Kështu që ne po përpiqemi t’i zbatojmë në anën tonë. Ne të gjithë kemi problemet tona, por ka një standad të çmendur të dyfishtë. Është e rrezikshme.
Kështu që ajo çfarë kemi është që kemi njëri-tjetrin në raon. Kemi dhe BE. Nuk ndryshojmë mendje për të. Kemi edhe SHBA. Do të jemi të fundit që u larguam nga BE. Ka edhe një shaka që qarkullon.
Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimisti thotë që Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë Presidencën” – tha Rama.
“Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm.
Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar“, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së dhe se qëndrimi i Bullgarisë sipas tij është si rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë.
Kryeministri nënvizoi se jemi pengje të nacionalizmave të BE. Rama tha se BE tashmë duhet që të lërë mënjanë të gjithë dilemat që ofrohen dhe të na bëjë pjesë e të mos vijojë me shtyrjen e negociatave, pasi theksoi se ajo ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për BE.
Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga Ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Diskutime rreth kësaj post