Gazetari Arsen Rusta paralajmëron se brenda muajit korrik SPAK do kryejë një arrestim të bujshëm. Rusta tha se muaji korrik nuk do mbyllet pa arrestimin e një ministri.
Ai tha se ka të dhëna të sigurta që një gjë që e tillë pritet të ndodhë.
“SPAK do të arrestojë një ministër deri në fund të korrikut”, tha ai në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24
Kujtojmë se brenda javës së fundit janë arrestuar 20 zyrtarë duke përfshirë kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda me akuza që lidhen me abuzime dhe korrupsion, gjithashtu aksioni i fundit i SPAK në Kadastrën e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post