Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prej dy ditësh në Athinë, në edicionin e 23-të të “Symi Symposium” të organizuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou, ku foli për integrimin e Shqipërisë brenda familjes evropiane.
Në një pjesë të fjalës së tij, Rama theksoi se “nuk do të ketë përgatitje për një dasmë të tretë”, duke e cilësuar kështu vonesën e integrimit të vendit tonë në BE. Ndërkohë, analisti Dritan Shano ka reaguar duke ironizuar shprehjen e kryeministrit.
Përmes një postimi në Facebook, Shano i drejtohet kryeministrit duke i thënë se në raport me procesin e integrimit, ” dhëndëri është BE, ndërsa.
Postimi i plotë:
“Dje në Athinë, Kryeministri i vendit tim, duke ju referuar vonesave në hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, paska thënë se: Ne kishim organizuar dy dasma po nuk na erdhi Nusja.
Zoti Kryeministër, më lejo të të them se në raport me integrimin në BE, dhëndërri është BE, ndërsa Nusja je ti.
Andaj, Nuse shtroju punës dhe fillo të përgatisësh pajën, siç është rënë dakord me krushqit, jo si të pëlqen tyja!” shkrunan Shano.
Diskutime rreth kësaj post