Politikania shqiptare Majlinda Bregu në një intervistë për WELT ka folur për interesat e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, vlerat dhe standardet vijnë vetëm kur BE investon, por jo kur bëjnë aktorët e tjerë.
Pjesë nga intervista
– Kina është një faktor relativisht i ri në Ballkanin Perëndimor. Çfarë interesash po ndjek Pekini?
Bregu: Duket sikur Kina ndjek kryesisht interesat ekonomike. Investon në infrastrukturë, për shembull. Nga ana tjetër, Rusia ndërhyn me ndihmën e propagandës, dezinformimit dhe lajmeve të rreme. Ky tani po bëhet një problem i madh. Rusia po përpiqet të promovojë sistemin e saj të sundimit autoritar në Ballkanin Perëndimor. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se BE-ja është akoma në pozicionin te avantazhuar. 70 përqind e tregtisë ndodh me BE. Vetëm në disa vende kemi parë një rritje të fortë të investimeve kineze, ndërsa ndikimi i Moskës po zbehet. Turqia po investon gjithashtu më shumë. Kur BE përdor fuqinë e saj në rajon, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Por sa herë që BE zvogëlon angazhimin e saj, ajo dobëson Ballkanin Perëndimor. Vlerat dhe standardet vijnë vetëm kur BE investon, por jo kur bëjnë aktorët e tjerë.
Diskutime rreth kësaj post