Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për ndryshimet statutore që pritet të ndodhin në Partinë Demokratike.
Nishani tha se mund të ketë kërkesë për shkarkimin e tij, megjithëse ka edhe 2 vite që t’i përfundojë mandati.
Pjesë nga intervista në Top Talk
Dyrnjaja: A do të konkurroni sërish për kreun e Këshillit Kombëtar të PD në datën 17?
Nishani: Unë kam një mandat 4 vjeçar, i cili parashikohet në statut që të mos ndërpritet nga askush. Nuk ka të drejtë askush të ndërpresë mandatin 4 vjeçar, i cili është vetëm në gjysmën e tij. Janë vetëm 2 vite, do vazhdoj të jem kryetar i këshillit kombëtar dhe për dy vitet e ardhshme. Mund të bëjnë kërkesë për shkarkim, por jo të ndërpritet automatikisht…
Dyrnjaja: A është e pritshme kjo kërkesë?
Nishani: Nuk e di, nuk mund të bëj gjykim por është e drejtë e Këshillit Kombëtar që ashtu siç ka propozuar edhe ka votuar, mund të marrë iniciativën për ta shkarkuar kryetarin e Këshillit Kombëtar. Nuk ka ndonjë problem statutor apo të rregullit në funksionimin politik. Po flas për mandatin… Është 4 vjeçar dhe përfundon pas 2 vitesh.
Diskutime rreth kësaj post